Pjetër Meshkalla Institute
School of the GesuitiEducazione Network
sqiten
facebookTwitterGoogle+

Καιρός – Kairos

kairos-nentor-20161Itali – Torino
25-29 tetor 2016
Disa nxënës të shkollës sonë, të shoqëruar nga Maestro Federico Parise dhe motër Flora Gjoka, kanë marrë pjesë në një përvojë shpirtërore të organizuar nga rrjeti injacian i shkollave jezuite në Itali.
Kairos është një përvojë që vazhdon prej vitesh në shkollat e rrjetit, ndërsa për shkollën tonë ka qënë eksperienca e parë. Nga shkolla “Atë Pjetër Meshkalla” morën pjesë nxënësit: Kristian Guri, Enea Guri, Ana Prendi, Kristi Brushtulli, Paola Qyrsaqi, Xhulia Gjergji dhe Xhovana Gjomarkaj.
Çfarë është Kairos?
Domethënia e kësaj fjale vjen nga greqishtja e vjetër që do të thotë: kohë e volitshme në të cilën ndodh dicka e veçantë për atë që e përjeton.
Kairos është një përvojë që ndjek intinerarin e ushtrimeve shpirtërore të Shën Injacit duke u përshtatur moshës e situatave të adoleshenteve, duke punuar shumë mbi afektivitetin dhe emocionet si dhe duke ndihmuar personin që të rritet e të bëhet i lirë nëpërmjet një njohje më të thellë të identitetit të tij në marrëdhënie me vetveten, me të tjerët dhe më Zotin.
Kairos është një moment i veçantë, i shenjtë, i previlegjuar për të zbuluar ku gjendesh në marrëdhënie me dëshirat e tua më të thella, në marrëdhënie me të tjerët dhe me Hyjin.
Nuk ndodh shpesh të kemi momente të tilla për të reflektuar në qetësi.
Disa nxënës u shprehën kështu mbi përvojën e jetuar:
Kristi: Jo të gjithëve ju jepet mundësia të përjetojnë një eksperiencë aq unike dhe të paharrueshme si Kairos. Zgjati pak, por më shërbeu shumë për të njohur njerëz të rinjë dhe për të njohur vetveten. Çdo pjesë e organizimit ishte speciale, mikpritja ishte shumë e ngrohtë dhe kishte shumë surpriza.
Ana: Mister dhe surpriza.
Enea: Emocionuese dhe pozitive.
Falenderojmë shkollën për mundësinë që na ka dhënë për të jetuar një përvojë të tillë duke shpresuar që kjo përvojë të realizohet edhe në shkollën tonë.
kairos-nentor-20162

Chiudi notifica

Gesuitinetwork - Normativa Cookies

I cookies servono a migliorare i servizi che offriamo e a ottimizzare l'esperienza dell'utente. Proseguendo la navigazione senza modificare le impostazioni del browser, accetti di ricevere tutti i cookies del nostro sito. Qui trovi maggiori informazioni