Në ditët 16 – 19 shkurt 2017, kemi përjetuar këtu në Shqipëri Kairos 1; ka qënë një përvojë e paharrueshme; të gjithë pjesemarrësit e kanë jetuar këtë eksperiencë në thellësi dhe me gëzim. Kemi jetuar katër (4) ditë me momente lutjeje, reflektimi, bashkendarje dhe surpriza të cilët kanë lënë gjurmë në jetën e secilit prej nesh.
Patjetër qe eksperienzat e reja janë gjithmonë të veshtira për t’u organizuar dhe drejtuar, por, nuk mund të them të njëjtën gjë për KAIROS – in e zhvilluar në Velipojë këtë vit, i cili, ishte i pari në Shqipëri. Përvoja e bërë në tetor në Itali, me disa nxënës të shkollës së rrjetit të Jezuitëve na ka motivuar dhe na ka dhënë shtytjen për t’u vënë me entuziazëm dhe energji në punë me qëllim që t’u transmetojmë miqve tanë atë pasuri që ne vetë kishim marrë.
Edhe pse gjatë përgatitjes kishim dyshime, nganjëherë edhe lodhje dhe ndonjë shkurajim gjithçka shkoi mirë, madje edhe më mirë seç e kishim planifikuar.
Të jetosh katër (4) ditë kaq të thella mund të duken pak, por vlerat e marra gjatë kësaj eksperience janë të shumta dhe zgjasin për të gjithë jetën. Edhe pse në këtë KAIROS 1 ishim në rolin e një LEADER kemi provuar të njëjtat emocione sikurse të ishim pjesëmarrëse dhe mësuam shumë nga bashkëndarjet e secilit prej miqve tanë.
Shpresojmë shumë që KAIROS – i të vazhdojë të organizohet edhe në vitet e ardhshme sepse nga kjo përvojë mund të përfitohet njohja e vetvetes, njohja me të tjerët dhe njohja me Hyjin.
Kjo përvojë është pasuruar edhe me praninë e tetë (8) studentave të shkollës Loyola të Kosovës të shoqëruar nga animatorët e tyre të cilët e kanë përjetuar në thellësi këtë përvojë.
LEADER Paola Qyrsaci, Kristi Brushtulli
Un jam Gentiana Zabelaj e kam pasur fatin të jem pjesë e KAIROS-1 në Shqipëri. Një përvojë e paharrueshme dhe e mrekullueshme. Përpara se të merrja pjesë në këtë eksperience nuk kisha menduar që do të ndikonte kaq thellë në jeten time. Tani nëpërmjet Kairos u dhashë përgjigje disa pytjeve që kisha brenda meje, gjithashtu, kam arritur të njoh më shumë vetveten, të tjerët, dhe kam forcuar miqësinë time me Zotin. Gjatë këtyre katër ditëve kam përjetuar emocione të paharrueshme që do të mbesin në mendjen time dhe në zemrën time si kujtimet më të bukura të kësaj moshe.
Falenderoj nga zemra të gjithë ato që më kanë inkurajuar për të marrë pjesë, në veçanti miqtë tanë LEADER që na kanë dhënë shembullin e të qënurit LEADER, dhe leader per t’u dhuruar të tjerëve.
Gentiana Zabelaj partecipante al Kairos -1
Gesuitinetwork - Normativa Cookies
I cookies servono a migliorare i servizi che offriamo e a ottimizzare l'esperienza dell'utente. Proseguendo la navigazione senza modificare le impostazioni del browser, accetti di ricevere tutti i cookies del nostro sito. Qui trovi maggiori informazioni