Pjetër Meshkalla Institute
School of the GesuitiEducazione Network
sqiten
facebookTwitterGoogle+

Murales në Shkollën Atë Pjetër Meshkalla

Nxënësit e shkollës sonë, të apasionuar pas pikturës, janë zotuar për të realizuar një murale, në hyrje të shkollës. Ideja, në fillim, nisi si një dëshirë për të gjetur një mënyrë për të njohur të gjithë, për të pasur një imazh të nxënësve dhe mësuesve në shkollë.
Të pyetur, nxënësit e pikturës, të cilët kanë bëra edhe ekspozita pikture në disa aktivitete të tjera të shkollës, kanë dhënë këtë ide: të bëjmë një pemë, ku në degët dhe në gjethet e kësaj peme të jenë vendosur fotot e klasave të dhjeta dhe njëmbëdhjeta; si frutat që ende ka nevojë për të qëndruar në pemë për t’u pjekur. Nga pema shkëputen zogjtë, që janë në fluturimim dhe mbajnë fotografitë e klasave të dymbëdhjeta, të gatshëm për të marrë rrugë të tjera në studim dhe në shoqëri.
Në rrënjët e pemës, është figura e Shën Injacit, që mban foton e mësuesve dhe simbolizon faktin se ushqimi mbi të cilin “frutat” piqen është “cura personalis” për çdo nxënës; një traditë e gjatë e Etërve Jezuitë, të cilët që nga fillimi kanë pasur një nga detyrat parësore të tyre edukimin.
Shumë janë nxënësit që kanë punuar për këtë pikturë; Kanë pikturuar pas orarit mësimor me dëshirë dhe entuziazëm. Puna është unike, por në të është angazhimi dhe origjinaliteti i të gjithëve.
Më poshtë po ju sjellim emrat e atyre që dhanë kontributin e tyre për këtë punë.
Ava Kozmaj 12E, Manjola Ndou 12E, Bora Bojaj 12B, Xhiulio Nika 12D, Erli Marku 12G, Enrik Popaj 12G
Paula Boshi 11A, Xhozef Kaci 11F, Lusiana Kimza 12 G, Xheni Hila 11F

Chiudi notifica

Gesuitinetwork - Normativa Cookies

I cookies servono a migliorare i servizi che offriamo e a ottimizzare l'esperienza dell'utente. Proseguendo la navigazione senza modificare le impostazioni del browser, accetti di ricevere tutti i cookies del nostro sito. Qui trovi maggiori informazioni