Me dt. 17.12.2020, në shkollën tonë pritëm vizitën e Mons. Angelo Massafra, i cili është Presidenti i shkollave katolike në Shqipëri. Në këtë takim morën pjesë Qeveria e Nxënësve, Ekipi Baritor si dhe një grup i stafit pedagogjik. Arqipeshkvit iu prezantuan një larmi aktivitetesh duke ia filluar nga masat anti-Covid që ka ndërmarrë shkolla jonë, zbukurimi i ambjenteve për festat e fundvitit nga vetë nxënësit, grupi LER, lutja e mëngjesit, Dita Botërore e Varfërisë, si dhe dita e të Drejtave të Fëmijëve. Nuk duhet të lëmë pa përmendur gjithashtu dhe dramën mbi jetën e Atë Pjetër Meshkallës nëpërmjet së cilës, kryesisht vitet e para, arritën të hynin në karakterin njerëzor, fetar e gjithëpërfshirës të atit jezuit, Meshkalla.
Qëllimi kryesor i vetë nxënësve të përfaqësuar nga senatorët e klasave ishte të portretizonin se dhe në kushte pandemie shkolla jonë arrinë të krijojë një mjedis ku gjithsecili mund të gjejë vetveten. Natyrisht, për ne është shumë i rëndësishëm shëndeti psikologjik për të cilin kujdeset psikologia e shkollës nëpërmjet takimeve personale dhe atyre si klasë nëpërmjet aktivitetit “Takoj Emicionet” . Gjithashtu, edhe Ekipi Baritor me disponibilitetin e bashkëbisedimeve na ndihmon që të ballafaqohemi me një person të rritur mbi atë që jetojmë gjatë ditës në shkollë si edhe jashtë saj.
Pasi Mons. Angelo Massafra shprehu mendimin e tij inkurajues, ky takim u mbyll me dy të këngë të kënduara nga kori i shkollës sonë për të vijuar, më pas, me meshën e Krishtlindjes.
(nxënësja Debora Kolgegaj, Kl.10C)