Pjetër Meshkalla Institute
School of the GesuitiEducazione Network
sqiten
facebookTwitterGoogle+

Gjimnazi “Atë Pjetër Meshkalla” – Njoftim për Vend Pune – Pozicioni: Mësues/e Ekonomisë

Gjimnazi “Atë Pjetër Meshkalla” në Shkodër shpall konkurs për mësues/e ekonomie, në përputhje me legjislacionin shqiptar.

KRITERET E PRANIMIT
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Diplomë të ciklit të dytë (ose ekuivalente) në fushën e Ekonomisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën mësimore;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  • Të mos ketë marrë masë disiplinore largimi nga detyra në institucione arsimore;
  • Të mos jetë në kushtet e nenit 60/1 të Ligjit nr. 69/2012, të ndryshuar.

Kriteret e veçanta

Përvoja e dëshirueshme: minimum 2 vjet në mësimdhënie në nivel të mesëm të lartë.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

a. Kërkesë me shkrim për punësim (letër interesi)
b. Jetëshkrim i plotësuar (CV) në formatin Europass
c. Fotokopje e noterizuar e diplomës së ciklit të dytë
e. Fotokopje e librezës së punës (nëse ka)
f. Fotokopje e letërnjoftimit (ID)
g. Vërtetim mjeko-ligjor
h. Vërtetim i gjendjes gjyqësore
i. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kurset ose kualifikimet shtesë në fushën arsimore
j. Vlerësime dhe rekomandime nga institucioni i mëparshëm arsimor (nëse ka)

AFATI DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Afati i aplikimit: deri më 23 qershor 2025
Dorëzimi: vetëm në formë elektronike, në adresën e-mail: shkolla@meshkalla.edu.al (Në subjekt të e-mail-it shkruani “Aplikim – Mësues/e Ekonomisë”).

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

 

Chiudi notifica

Gesuitinetwork - Normativa Cookies

I cookies servono a migliorare i servizi che offriamo e a ottimizzare l'esperienza dell'utente. Proseguendo la navigazione senza modificare le impostazioni del browser, accetti di ricevere tutti i cookies del nostro sito. Qui trovi maggiori informazioni