Pjetër Meshkalla Institute
School of the GesuitiEducazione Network
sqiten
facebookTwitterGoogle+

Lëvizja Eukaristike Rinore

 LER, Lëvizja Eukaristike Rinore,  është një grup  i përbërë nga nxënësit, jezuitët,  mësuesit e shkollës “Atë Pjetër Meshkalla” dhe animatorët, që shpeshherë janë ish-nxënës.

Ky grup ka si qëllim kryesor  rritjen dhe formimin e të rinjve nga pikëpamja kulturore, morale dhe shpirtërore. Nëpërmjet aktiviteteve synojmë të nxisim reflektimin për veten, njohjen e njëri-tjetrit, kontributin në komunitetin që na rrethon, njohjen dhe reflektimin mbi Shkrimin e Shenjtë e lutjen si dhe rritjen me të tjerët dhe për të tjerët.

Aktivitetet e LER shtrihen edhe në komunitet duke njohur më nga afër pjesë të realitetit shqiptar e duke kontribuar në përmirësimin e mirëqënies psikologjike të personave që  jetojnë në kushte pak më të vështira, si përshembull: në “Shtëpinë e Fëmijes” dhe në “casa famiglie”.Synimi është rritja e personave nga ana humane, të aftë për të qëndruar me të tjerët dhe për t’u kujdesur për ta.

Në qendër të kësaj veprimtarie të vazhdueshme vendosen të rinjtë, nxënësit dhe ish-nxënësit, të cilët reflektojnë në lidhje me përvojat e tyre duke shkëmbyer ide dhe eksperienca me njëri-tjetrin. Më së shumti, aktivitetet e LER-it zhvillohen në mjediset e shkollës, por një herë në muaj zhvillohen edhe në mjedise jashtë qytetit.

Aktivitite ekstrakurrikulare

Chiudi notifica

Gesuitinetwork - Normativa Cookies

I cookies servono a migliorare i servizi che offriamo e a ottimizzare l'esperienza dell'utente. Proseguendo la navigazione senza modificare le impostazioni del browser, accetti di ricevere tutti i cookies del nostro sito. Qui trovi maggiori informazioni