Pjetër Meshkalla Institute
School of the GesuitiEducazione Network
sqiten
facebookTwitterGoogle+

Rregullorja e privatësisë

 

Gjimnazi privat “Atë Pjetër Meshkalla,” pjesë e Fondacionit “Gesuiti Educazione,” i drejtuar nga Etërit Jezuitë, ofron një edukim gjithëpërfshirës dhe cilësor, duke u përkushtuar ndaj sfidave të të rinjve dhe problematikave të shoqërisë shqiptare. Si pjesë e rrjetit të Komisionit të Edukimit Katolik Shqiptar (KKEKSH), shkolla ka zhvilluar dhe zbatuar një Politikë të Mbrojtjes së Fëmijëve bazuar në legjislacionin shqiptar, udhëzimet e KKEKSH, dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Kjo politikë synon parandalimin dhe mbrojtjen nga çdo formë abuzimi për të gjithë nxënësit, duke përfshirë edhe të rinjtë në situata të ndjeshme.

Në strukturën e saj, Politika e Mbrojtjes përfshin emërimin e një përfaqësuesi nga KKEKSH dhe një referent të brendshëm në shkollë për të koordinuar zbatimin e masave mbrojtëse dhe për të trajtuar çdo shqetësim të lidhur me mbrojtjen e nxënësve. Këta përfaqësues trajnohen dhe mbështeten për të siguruar implementimin e standardeve më të larta të mbrojtjes, duke bashkëpunuar ngushtë me drejtuesit, nxënësit, dhe prindërit. Politika përfshin edhe elementë të parandalimit të bullizmit dhe ndjek standardet ndërkombëtare për menaxhimin e rasteve.

Për më shumë informacion dhe dokumentacionin e plotë të Politikës së Mbrojtjes së Fëmijëve, klikoni

Politika MF per website

Stafi edukativ

Chiudi notifica

Gesuitinetwork - Normativa Cookies

I cookies servono a migliorare i servizi che offriamo e a ottimizzare l'esperienza dell'utente. Proseguendo la navigazione senza modificare le impostazioni del browser, accetti di ricevere tutti i cookies del nostro sito. Qui trovi maggiori informazioni