Dëshira jonë ka qenë për të bashkuar shumë elemente në një pikturë të vetme. Në sfond është dielli që në momentin e perëndimit simbolizon shpresën e fundit i cili me rrezet e tij flakëron para se errësira të mbulojë vendin. Në pikturë vihet re edhe libri, është Bibla simbol i urtisë së Hyjit; fletët e librit të shpërndara janë fletët e dijes dhe të tejçimit të misionit për të ndihmuar botën. Së fundi duart që mbajnë botën, janë duart e gjithësecilit prej nesh që mund të bëjnë diçka edhe të vogël që bota të jetë më e mirë.
*Për të parë foton me rezolucion më të lartë, kliko këtu.