Pjetër Meshkalla Institute
School of the GesuitiEducazione Network
sqiten
facebookTwitterGoogle+

Gjimnazi “Atë Pjetër Meshkalla” – Njoftim për Vend Pune Pozicioni: Oficer/e Sigurie

Gjimnazi “Atë Pjetër Meshkalla” shpall konkurs për oficer/e sigurie, në përputhje me legjislacionin shqiptar.

KRITERET E PRANIMIT
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  6. Të mos ketë marrë masë disiplinore largimi nga detyra në institucionet ku ka qenë i punësuar më parë;
  7. Të mos jetë në kushtet e nenit 60/1 të Ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kriteret e veçanta

Diplomë të ciklit të dytë (ose ekuivalente) në fushën e edukimit, shkencave sociale, sociologjisë, psikologjisë apo të drejtësisë.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
a. Kërkesë me shkrim për punësim (letër interesi)
b. Jetëshkrim i plotësuar (CV) në formatin Europass
c. Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë diplomën bachelor)
d. Fotokopje e librezës së punës
e. Fotokopje e letërnjoftimit (ID)
f. Vërtetim mjeko-ligjor
g. Vërtetim i gjendjes gjyqësore
h. Vërtetim i lëshuar nga gjykata
i. Vërtetim i lëshuar nga prokuroria
j. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet dhe kualifikimet përmendura në CV
k. Vlerësime dhe rekomandime nga punëdhënësi i mëparshëm (nëse ka)

AFATI DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Afati i aplikimit: deri më 20 qershor 2025

Dorëzimi: vetëm në formë elektronike, në adresën e-mail shkolla@meshkalla.edu.al (Në subjekt të e-mail-it shkruani “Aplikim – Oficer Sigurie”)

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

 

Chiudi notifica

Gesuitinetwork - Normativa Cookies

I cookies servono a migliorare i servizi che offriamo e a ottimizzare l'esperienza dell'utente. Proseguendo la navigazione senza modificare le impostazioni del browser, accetti di ricevere tutti i cookies del nostro sito. Qui trovi maggiori informazioni