Një ndër objektivat tonë më të rëndësishëm është edhe formimi shkencorë i nxënësve tanë.
Qëllimi jonë është që nxënësi i sotëm të jëtë profesionisti kompetent i së ardhmes.
Falë punës dhe bashkpunimit të stafit mësimdhënës dhe nxënësve tanë, jemi ndjerë krenarë për rezultatet e arritura nga nxënësit tanë si në nivel kombëtarë ashtu edhe në nivël ndërkombëtarë.
Ndër sukseset tona veçojmë:
Në shtator 2007, MASH i dha shkollës Çertifikatën “Shkëlqen në Maturën Shtetërore 2007”
Në dhjetor 2007, në Taipei, Taiwan, u zhvillua Olimpiada Ndërkombëtare e Shkencës për të Rinj. Këtu morën pjesë 40 shtete me 300 pjesëmarrës. Shqipëria përfaqësohej nga 3 nxënës dhe një ndër ta ishte edhe Mario Banushi, nxënës i shkollës sonë i cili u nderua me Medalje Bronxi.
Në mars 2009, DAR Shkodër i dha shkollës Çertifikatë “Për arritje në veprimtarinë e përditshme mësimore edukative duke përmbushur në mënyrë të qëndrueshme parametrat e një shkolle të suksesshme”.
Në mars 2010, DAR Shkodër i dha shkollës Çertifikatë “Për kontribut të shquar dhe të vazhdueshëm në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj”.
Në dhjetor 2010, MASH i dha shkollës Çertifikatë Mirënjohëjeje “Për rezultate shumë të larta në Maturën Shtetërore 2010”.
Në dhjetor 2010, nxënesi Mario Banushi mori Medalje Ari për rezultate të shkelqyera gjatë viteve shkollore.