- Kush jemi sot: shkolle e drejtuar nga eterit jezuite, pjese e Fondazionit Gesuiti Educazione
Gjimnazi privat “Ate Pjeter Meshkalla” eshte nje shkolle e drejtuar nga eterit jezuite dhe ofron nje edukim cilesor, gjitheperfires dhe e kujdesshme ndaj problematikave të ndryshme ekzistuese në shoqërinë shqiptare dhe në ‘botën’ e adoleshentëve”.
Gjimnazi “Ate Pjeter Meshkalla” eshte dhe pjese e Fondacionit “Gesuiti Educazione”, qe perbehet nga shkollat e Provincës Euro-Mesdhetare të Kompanise se Jezusit se bashku me, shkollat ne Milano, Torino, Romë, Napoli, Palermo, Messina, dhe Maltë, për një total prej gati 7 mijë studentësh, nga kopshti deri në shkollën e mesme, dhe me qindra mësues dhe figura të tjera profesionale zotohen te përballen me sfidat arsimore të kohës së tanishme duke ndarë një ideal të lartë të arsimit.
2. Karakteristikat e shkolles,: gjimnaz privat, diplome e shkolles se mesme, e hapur per te gjithe (fshat-qytet, besimi etj), didaktika, ambientet,
Gjimnazi “Ate Pjeter Meshkalla” operon si te gjitha shkollat e sistemit parauniversitar Shqiptar, ne nje sistem mesimi tre vjecar. Ne fund te tre viteve, nxenesi paiset me diplome e shkolles se mesme, e barazvleshme me te gjitha gjimnazet e tjera ne vend.
Plani i studimit kurrikular ndjek strukturën e shkollave analoge shtetërore, me kohëzgjatje tre vjeçare (me lëndë bazë të detyrueshme dhe lëndë me zgjedhje nga nxënësit).
Shkolla i kushton vemendje te vecante stafit mesimor dhe formimit te tyre te vazhdueshem duke pare sfidat e edukimit.
Ambientet e këndshme, klasat dhe laboratoret jane gjithmone ne mbeshtetje dhe ne ndihme te nxenesve per nje formim te plote didaktik dhe njerezor.
Shkolla eshte e hapur per te gjithe, pa dallime ose paragjykime dhe qe duan te ndjekin oferten tone didaktike per nje ekselence njerezore dhe formative.