VIZIONI
Shkolla “Atë Pjetër Meshkalla”, duke qenë pjesë e Fondacionit “Gesuiti Educazione”, ndan të njëjtin vizion me të gjitha shkollat pjesëmarrëse:
“Shkollat e rrjetit Fondacionit “Gesuiti Educazione” janë të përkushtuara për të formuar qytetarë globalë të aftë, të vetëdijshëm, të dhembshur dhe të përkushtuar për të përballuar sfidat e kohës së tyre me kreativitet dhe guxim, në rrugën e Jezusit, duke mirëpritur dialogun me çdo perspektivë tjetër fetare dhe kujdesin për të tjerët, veçanërisht për ata që kanë nevojë, si dhe për botën, shtëpinë tonë të përbashkët, sipas rregullit të drejtësisë, dashurisë dhe paqes.”
MISIONI
E mishëruar në kulturën dhe historinë shqiptare, shkolla “Atë Pjetër Meshkalla” ofrohet në misionin e saj si një shkollë cilësore jezuite për Shqipërinë, një vend shprese për të rinjtë, mësuesit, familjet dhe shoqërinë”.
Për të gjithë synon të ofrojë:
- një edukim të mirë dhe formim tërësor personal, në një mjedis pozitiv dhe të gëzueshëm rritjeje
- Pedagogjinë Injaciane si një mjet i privilegjuar: për të kuptuarit e jetës së brendshme dhe emocionale; për marrjen e një kapaciteti kritik në funksion të zgjedhjeve autonome, të guximshme dhe ungjillore; për edukimin në përkushtim, përgjegjësi, drejtësi dhe shërbim.
- një mësimdhënien aktive dhe tërheqëse që vendos në qendër nxënësin dhe që shoqërohet nga mësues dhe formatorë të përgatitur profesionalish dhe frymëzues.
Synon gjithashtu të inkurajojë:
- akses në një arsimim cilësor për të gjithë, me mundësi të barabarta, pa diskriminim dhe me vëmendje të veçantë për shtresat më të marxhinalizara
- një hapje ndërkombëtare dhe ndaj rrjetit të shkollave jezuite në botë, gjithmonë duke ruajtur traditën dhe pasurinë vendase
- ndërtimin e një shoqërie të aftë për të jetuar në paqe dhe pajtim ndërmjet njerëzve, feve dhe kultura të ndryshme, në respekt për krijimin”.