Pjetër Meshkalla Institute
School of the GesuitiEducazione Network
sqiten
facebookTwitterGoogle+

Projekti “Your Europe, Your Say”

Brukseli….dëgjohet shumë rreth këtij vendi shumë të rëndësishëm por nuk të jepet çdo ditë mundësija për ta vizituar atë. Epo, “Atë Pjetër Meshkalla” e fitoj këtë mundësi për të marrë pjesë në një nga eventet më të rëndësishme të organizuara nga Komiteti Evropian Ekonomik dhe Social “Evropa jote, Fjala jote”. Një grup i përbërë prej katër personash nga shkolla jonë, mësuese Anejda Rragami dhe tre nxënës: Stiven Shala, Egi Mali dhe Gerti Rrotani u përzgjodhën ndërmjet shumë aplikueseve të tjerë për të përfaqësuar zërin e rinisë shqiptare në lidhje me tematikën “Si ti integrojmë emigrantët në shoqërinë tonë. Qëllimi i këtij eventi ishte që studentët të mendonin dhe të propozonin ide se si mund të lehtësojmë integrimin e emigrantëve në shoqërinë tonë. Grupi jone erdhi me idenë që fillimisht, hapi më i rëndësishëm i integrimit është në fushën e arsmimit përmes mësimit të gjuhës, e cila konsiderohet pengesa kryesore e integrimit dhe më pas integrimi në shkollat lokale.
“Eventi ishte i mrekullueshëm dhe unë mbeta e kënaqur me prezantimin që studentët e mi dhanë në Bruksel. Shkolla jonë njihet për studentat e saj të ditur, krijues dhe të zgjuar dhe teksa po përgatiteshim për projektin, që në hapat e parë e vura re që studentet e mi kishin ide shumë të mira dhe efikase që për mendimin tim ia vlente t’i dëgjoje, dolën që ishin vërtet të vlefshme pasi anëtarët e Komitetit Evropian Social dhe Ekonomik e çmuan shumë propozimin e studentave të mbi çështjen e emigracionit. Ishte një eksperiencë unike dhe propozimi jonë u votua si një ndër propozimet me të mira- thotë mësuesja, Anejda Rragami. “Fat. Nuk të takon shpesh të endesh rrugëve të Brukselit me dy nga shokët më të mirë dhe një mësuese të cilën e konsideroj një prej nesh; të vraposh aeroporteve për të mos humbur fluturimin; tëngjitesh në majë të Atomiumit dhe të gjendesh mes ndërtesave të veshura me ar të Grand Place; të takosh shqiptarë që kanë një tjetër jetë larg atdheut, por që kurrë s’e harrojnë shqipen; tëkalosh korridoreve ku kanë shkelur këmbë politikanësh që sundojnë Europën, pse jo botën; të përformosh vallen e Tropojës përballë një publiku nga 32 shtete të huaja, madje të të falenderojnë për performancën dhe mundimin; por më e rëndësishmja, të përfaqësosh denjësisht tërë kombin tënd për herë të parë në një eveniment të tillë, të tregosh se kjo Shqipëri e vogël ka një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, të mund të të dëgjohet zëri për të ardhmen tënde dhe tërë gjeneratës së re evropiane, të hedhësh propozime që mund të ndriçojnë rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE, të të vlerësojnë më në fund për prejardhjen tënde dhe të të bëjnë të ndihesh krenar që je shqiptar!”- Egi, Stiven dhe Gerti.
Ishte një eksperiencë e mrekullueshme e cila tregoi kapacitetin e studentave tonë që shkëlqyen ndërmjet 32 kombësive të tjera, dhe është një hap përpara drejt pjesëmarrjes së shkollës sonë në aktivitete të tjera po kaq të rëndesishme.

Pjesëmarrja e nxënësve në zonën ku një ditë më pas ndodhi akti terrorist, nxiti ndjeshmërinë e tyre dhe u solidarizuan me ngjarjen.

bruksel 2

Chiudi notifica

Gesuitinetwork - Normativa Cookies

I cookies servono a migliorare i servizi che offriamo e a ottimizzare l'esperienza dell'utente. Proseguendo la navigazione senza modificare le impostazioni del browser, accetti di ricevere tutti i cookies del nostro sito. Qui trovi maggiori informazioni