Pjetër Meshkalla Institute
School of the GesuitiEducazione Network
sqiten
facebookTwitterGoogle+

Viti Jubilar i Mëshirës në shkollat jezuite, me një javë të veçantë

Këtë vit Papa Francesco ka shpallur vitin Jubilar të Mëshirës. Përse një vit Mëshire?
Ati i Shenjtë, shpjegon, që e ka shpallur këtë vit Mëshire, në mënyrë që secili prej nesh, çdo njeri të “njohë”, të përjetojë mëshirën e Hyjit Atë, që tejkalon çdo limit njerëzor, që shkëlqen mbi errësirën e mëkatit dhe na nxit të jemi dëshmitarë më të bindur dhe më të besueshëm. Edhe shkolla jonë, duke u bashkuar me të gjitha shkollat jezuite në Itali, ka jetuar javën e mëshirës nëpërmjet disa aktiviteteve reflektuese dhe pelegrinazhi.
Para se të gjithave nga datat 24-26 mars, jemi përgatitur me të gjitha klasat nëpërmjet një katekeze, duke shpjeguar shëmbëlltyrën e Atit të Meshirshëm (Lk 15,11-32) të autorit (Rembrandt) si dhe Logon e vitit Jubilar.
Nga data 8-11 mars, kemi vazhduar me një pelegrinazh tek Shenjtërorja e dioçezës sonë: “Zoja e Këshillit të Mirë” Pajtorja e Shqipërisë. Gjatë shtegtimit ishim të shoqërur nga profesorët tanë; dhe ndërsa përshkonim rrugën meditonim mbi një teks të shkurtër mbi domëthënien e pelegrinazhit: çfarë do të thotë të jesh në ecje?…Jeta është një ecje!!!
Kur kemi arritur në Shenjtërore, para se të “kalonim nëpër Portën e Shenjtë” Padre Joaquin ka shpjeguar domëthënien e Portës. Porta është Jezusi. Ai ka thënë: “Une jam Porta…. Nëse ndokush hyn nëpërmjet meje do të shëlbohet” (Gj10,9): por Porta, është edhe ajo e zemrës sonë, në të cilën Jezusi troket, dhe pret që ne të hapim , në mënyrë që Ai të hyjë për të banuar e për të qëndruar me ne. (Zb 3,20).
Në Kishë, kemi rilexuar shëmbëlltyrën e Atit të mëshirshëm, dhe soditur ikonën përkatëse, dhe kemi lexuar mesazhin e Papës drejtuar të rinjve me rastin këtij viti të jashtëzakonshëm.
Këto momente kanë mbjellë tek ne atë “farë” që do të rritet gjatë të gjithë këtij viti hiri, dhe gjatë gjithë jetës.

java e meshires 2

Chiudi notifica

Gesuitinetwork - Normativa Cookies

I cookies servono a migliorare i servizi che offriamo e a ottimizzare l'esperienza dell'utente. Proseguendo la navigazione senza modificare le impostazioni del browser, accetti di ricevere tutti i cookies del nostro sito. Qui trovi maggiori informazioni