Në shekuj Jezuitët në Shkodër janë dalluar për aktivitetet e tyre arsimore dhe kulturore.
Në 1877 u hap Kolegji që mori emrin nga një misionar jezuit shumë i njohur i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, spanjolli Shën Francesko Saverio.
Kolegji Saverian fillimisht u hap si një shkollë biznesi në bazë të kërkesës së familjeve në Shkodër për përgatitjen e mirë njerëzore dhe profesionale të fëmijëve të tyre, dhe më pas, në vitet ‘20 u kthye gradualisht në një gjimnaz klasik duke plotësuar nevojat për një arsimim më të thellë kulturor.
Fjalët e shkruara në emblemën e Kolegjit me simbolin kombëtar të shqiponjës, “Për Zot, Atme dhe Përparim” kanë shprehur pikat themelore të referencës së kësaj shkolle dhe motoja “Punë – shkencë – disiplinë” shprehte stilin arsimor të Kolegjit.
Shkolla ishte katolike, por edhe atëherë e ndiqnin nxënës ortodoksë dhe myslimanë.
Kolegji Saverian ka qenë një traditë e gjatë prej shumë dekadave që ka lënë shenja të thella në aspektin fetar, kulturor dhe shoqëror në Shkodër dhe Shqipëri, me një jehonë të fortë në disa vende të Evropës dhe Amerikës deri në 1946, kur ajo u shkatërrua me dhunë.
Pas rënies së regjimit komunist, Jezuitët janë kthyer menjëherë në Shqipëri dhe në vitin 1992 rihapën në Shkodër një shkollë të vogël në një shtëpi të përkohshme me një grup të rinjsh katolikë.
Në vitin 1994 Jezuitëve iu rikthyen pronat e tyre të vjetra, mbi të cilat ishte ndërtuar një shkollë shtetërore. Pikërisht, shkolla u vendos në këtë ndërtesë, duke marrë emrin At’ Pjetër Meshkalla, një jezuit shkodran, që në këtë qytet mbetet një simbol i besimit, kulturës dhe lirisë.
Në vitin shkollor 1998-’99 shkolla “Atë Pjetër Meshkalla” ishte e hapur për të rinjtë dhe të rejat, të krishterë dhe myslimanë, duke përmbushur nevojat e shumë familjeve në Shkodër për edukimin e brezave të ardhshëm.
Në vitin shkollor 2009 – 2010 fillon një ndryshim tjetër me kalimin nga 4 në 3 vitetë ciklit studimor në arsimin e mesëm. mësimdhënieje. Këtij ndryshim i bashkangjitet fillimi i punimeve për strukturën e re.
Vazhdimësia e parimeve pedagogjike – morale e personave në rolin e drejtuesit – duke kujtuar me shumë respekt P. Gaetano Brambillasca, P. Lello Lanzilli, P. Ronny Alessio. P. Giangiacomo Ghiglia– e bën historine e kesaj shkolle ‘unicum’ deri më sot, në realitetin shqiptar.