Të shtunën 10 qershor 2023, në orën 12:00, në sallën Paolo VI në Vatikan, Papa Françesko do të takojë shkollat e jezuitëve në Itali, Maltë dhe Shqipëri.
Kjo ngjarje që po pritet me padurim do të përfshijë të gjitha komunitetet e shkollave të rrjetit Gesuiti Educazione të Provincës Euro-Mesdhetare: nxënës, familje, jezuitë, mësues, personel jo-mësimdhënës, ish-nxënës dhe bashkëpunëtorët.
Arsyeja dhe rëndësia e këtij takimi është e dyfishtë. Seanca do të mbahet pikërisht pas dhjetë vitesh nga takimi i kaluar. Ishte në fakt 7 qershor 2013 kur, gjithmonë në një mjedis të shkëlqyer në Salla “Nervi”, Papa Françesku takoi të gjithë komunitetin e shkollave të rrjetit dhe ishte një prej takimeve të tija të para publike, pak muaj pas zgjedhjes së tij në fronin papal.
Sot rrjeti i shkollave Gesuiti Educazione është rritur, është zgjeruar, është strukturuar zyrtarisht, një fondacion që përfshin, përveç shkollave të Italisë dhe Shqipërisë, edhe Kolegjin St. Aloysius të Maltës dhe qendra të tjera arsimore.
“Lajmi na mbushi me gëzim dhe mezi presim të takohemi sërish me Papa Françeskun -deklaron Atë Alessandro Viano SJ, përgjegjës për veprimtaritë baritore të të gjithë rrjetit të Kolegjeve dhe njëkohësisht edhe i kolegjit Leone XIII i Milanos – Të gjithë së bashku ndihemi të përfshirë në magjisterin tuaj, që i drejtohet ndërgjegjësimit për çështjet e ekologjisë integrale, dhe kjo është arsyeja pse ne synojmë t’i bashkohemi paktit edukativ që ai propozoi me aq entuziazëm.
Ky takim do të jetë një mundësi për ne për të dëgjuar mesazhin që do të dëshirojë të na përcjellë dhe të përtërijë angazhimin tonë për edukimin e “burrave dhe gratë për të tjerët”, në shërbim të një ndryshimi në shoqërinë tonë dhe të një angazhimi të ripërtërirë për tu “kujdesur për shtëpinë tonë të përbashkët”.