Pjetër Meshkalla Institute
School of the GesuitiEducazione Network
sqiten

Rreth nesh

Vizita Historike e Atit Gjeneral në Shkollën Tonë: Një Moment Gëzimi dhe Frymëzimi

Me gëzim të madh, të premten më 17 maj, shkolla jonë pati nderin të priste Atin Gjeneral të Shoqërisë së Jezusit. Vizita e tij përfaqëson një ngjarje historike për ne, vizita e dytë e një Ati Gjeneral, pas asaj të Atit Gjeneral Kolvenbach në vitin 1994. Ishte një privilegj i jashtëzakonshëm që preku thellësisht të gjithë komunitetin shkollor, duke ofruar një mundësi unike për të ndarë realitetin tonë dhe për të marrë këshilla dhe frymëzime të vlefshme.

Një Mirëseardhje Speciale

Dita filloi me një pritje të ngrohtë. Së bashku me nxënësit tanë,  shoqëruam Atin Gjeneral në një vizitë të shkollës, duke i treguar ambientet, klasat dhe jetën e përditshme që gjallëron institucionin tonë. Nxënësit ishin entuziastë dhe krenarë për të treguar shkollën e tyre dhe aktivitetet shkollore, ndërsa Ati Gjeneral tregoi një interes dhe dashamirësi të thellë ndaj nxënësve.

Takimi me Këshillin Drejtues


Më pas, ishte menduar  një takim zyrtar me Këshillin Drejtues të shkollës. Gjatë këtij takimi, prezantuam realitetin e institucionit tonë dhe kontekstin socio-ekonomik të Shkodrës dhe Shqipërisë. Ishte një moment me rëndësi të madhe, ku mundëm të ilustrojmë sfidat dhe mundësitë që përballojmë çdo ditë, duke marrë në këmbim këshilla të vlefshme dhe një inkurajim të sinqertë për të vazhduar misionin tonë edukues.

Mikpritja nga Lëvizja Rinore Eukaristike


Një moment i veçantë i vizitës ishte takimi me të rinjtë e Lëvizjes Eukaristike Rinore  (LER). Të rinjtë mirëpritën Atin Gjeneral të jezuitëve, P. Arturo Sosa, në një rreth, duke krijuar një atmosferë ndarjeje intime. Gjatë këtij takimi, të rinjtë patën mundësinë të tregonin përvojat e tyre personale dhe të dëgjonin fjalët e Atit Gjeneral. Dëshmitë e të rinjve ishin plot entuziazëm dhe shpresë, dhe Ati Gjeneral u përgjigj me ngrohtësi dhe mençuri, duke ndarë gjithashtu dëshminë e tij. Ky shkëmbim forcoi tek të rinjtë ndjenjën e përkatësisë në një familje të madhe, dhe rinovoi tek ata përkushtimin për të jetuar vlerat e lëvizjes me përkushtim dhe pasion.

Dialogu me Komunitetin Edukativ


Momenti tjetër i vizitës ishte takimi me gjithë stafin edukativ, prindërit dhe ish-nxënësit e shkollës. Në një atmosferë të ngrohtë, Ati Gjeneral iu përgjigj shumë pyetjeve në lidhje me sfidat e edukimit në shekullin XXI. Fjalët e tij oruan disa pika reflektimi mbi tema të rëndësishme si gjithëpërfshirja, emigracioni dhe rëndësia e edukimit të të rinjve mbi vlerat e drejtësisë, paqes dhe solidaritetit.

Një Përvojë e Pasur


Vizita e Atit Gjeneral përfaqësoi shumë më tepër se një ngjarje formale. Ishte një përvojë e pasur që forcoi ndjenjën tonë të përkatësisë dhe besimin tonë për të vazhduar me vendosmëri përkushtimin tonë edukativ.

Vizita historike e Atit Gjeneral do të mbetet si një moment me kuptim të madh dhe frymëzimi. Jemi mirënjohës për mundësinë e ndarjes së realitetit tonë me të dhe për marrjen e mbështetjes së tij të çmuar. Kjo ngjarje na dha energji dhe motivime të reja për të vazhduar të ndjekim misionin tonë edukativ katolik dhe injacian, të vetëdijshëm për rëndësinë e rolit tonë në formimin e gjeneratave të ardhshme.

E përfundojmë me një falënderim të sinqertë për të gjithë ata që bënë të mundur këtë vizitë dhe që çdo ditë kontribuojnë në rritjen dhe suksesin e shkollës sonë. Shikojmë drejt së ardhmes me besim dhe shpresë të rinovuar, gati për të përballuar sfidat dhe për të kapur mundësitë që na presin.

KONKURSI I PRANIMIT 2024 – Formulari i regjistrimit online.

Gjimnazi “Atë Pjetër Meshkalla” hap regjistrimet online për konkursin e pranimit në klasën e 10-të të vitit shkollor 2024-2025.

Regjistrimet do të bëhën nga data 08 prill – 10 maj 2024

LINKU PER REGJISTRIM:

https://forms.gle/4d79TEfaV62QP9uZ7

DIAMOCI UN TONO EDICIONI I 12-të NJË FJALË PËR TË GJITHË Konkurs muzikor për nxënësit e shkollave FGE Viti shkollor 2022/23

Fondacioni Gesuiti Educazione shpall konkursin muzikor tashmë traditë “Diamoci un Tono” , me synimin për t’u ofruar nxënësve të shkollave të Provincës Euro-Mesdhetare të Shoqërisë së Jezusit mundësinë për të nxjerrë në pah talentin dhe aftësinë e tyre krijuese.

 

Për vitin 2023, konkursi synon të vlerësojë muzikën dhe tekstet që e shoqërojnë atë, si një mjet për të përcjellë mesazhe shprese dhe paqeje për të gjithë – gra dhe burra të çdo vendi, populli dhe kulture – dhe të promovojë angazhimin të shpresuar aq shumë nga Papa Françesku. ” Të vendosim Fjalën në qendër, të zgjerojmë kufijtë, të hapemi ndaj njerëzve, të krijojmë përvoja takimi [1]”. Një Fjalë e cila, çdo gjë tjetër veçse neutrale, “nuk i lë gjërat ashtu siç janë, nuk mbron një jetë të qetë. Përkundrazi… na trondit, na bën të ndihemi rehat, na provokon të ndryshojmë… dhe kur hyn tek ne, na transformon zemrën dhe mendjen. “.

 

Këtë vit konkursi dhe mbrëmja finale do të përbëjnë një fazë të rëndësishme në rrugëtimin që do t’i sjellë edhe një herë shkollat jezuite në një audiencë me Papa Françeskun në muajin qershor

 

Fituesit e këtij edicioni të konkursit do të përformojnë gjatë audiencës papale më 10 qershor në Romë.

etarët në botë”: Shkollat jezuite në audiencë me Papa Françeskun, të shtunën 10 qershor 2023.

Bashkëngjitur dhe linku i rregullores

Regullore – Diamoci un Tono 2023

Me Françeskun qytetarë të botës: shkollat e jezuitëve takojnë Papa Françeskun.

Të shtunën 10 qershor 2023, në orën 12:00, në sallën Paolo VI në Vatikan, Papa Françesko do të takojë shkollat e jezuitëve në Itali, Maltë dhe Shqipëri.

Kjo ngjarje që po pritet me padurim do të përfshijë të gjitha komunitetet e shkollave të rrjetit Gesuiti Educazione të Provincës Euro-Mesdhetare: nxënës, familje, jezuitë, mësues, personel jo-mësimdhënës, ish-nxënës dhe bashkëpunëtorët.

Arsyeja dhe rëndësia e këtij takimi është e dyfishtë. Seanca do të mbahet pikërisht pas dhjetë vitesh nga takimi i kaluar. Ishte në fakt 7 qershor 2013 kur, gjithmonë në një mjedis të shkëlqyer në Salla “Nervi”, Papa Françesku takoi të gjithë komunitetin e shkollave të rrjetit dhe ishte një prej takimeve të tija të para publike, pak muaj pas zgjedhjes së tij në fronin papal.

Sot rrjeti i shkollave Gesuiti Educazione është rritur, është zgjeruar, është strukturuar zyrtarisht, një fondacion që përfshin, përveç shkollave të Italisë dhe Shqipërisë, edhe Kolegjin St. Aloysius të Maltës dhe qendra të tjera arsimore.

“Lajmi na mbushi me gëzim dhe mezi presim të takohemi sërish me Papa Françeskun -deklaron Atë Alessandro Viano SJ, përgjegjës për veprimtaritë baritore të të gjithë rrjetit të Kolegjeve dhe njëkohësisht edhe i kolegjit Leone XIII i Milanos – Të gjithë së bashku ndihemi të përfshirë në magjisterin tuaj, që i drejtohet ndërgjegjësimit për çështjet e ekologjisë integrale, dhe kjo është arsyeja pse ne synojmë t’i bashkohemi paktit edukativ që ai propozoi me aq entuziazëm.

Ky takim do të jetë një mundësi për ne për të dëgjuar mesazhin që do të dëshirojë të na përcjellë dhe të përtërijë angazhimin tonë për edukimin e “burrave dhe gratë për të tjerët”, në shërbim të një ndryshimi në shoqërinë tonë dhe të një angazhimi të ripërtërirë për tu “kujdesur për shtëpinë tonë të përbashkët”.

 

FTESË E HAPUR- Dhënie me qera e ambientit dhe ushtrim i aktivitetit për Bar.

FTESË E HAPUR

Objekti : Dhënie me qera e ambientit dhe ushtrim i aktivitetit për Bar.

Gjimnazi “Atë Pjeter Meshkalla” në misionin e saj për të ofruar një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm, kërkon që të sigurojë edhe një shërbim cilësor për ofrimin e pijeve dhe ushqimeve për nxënësit dhe bashkësinë edukuese.

Për këtë, gjimnazi ‘’Atë Pjetër Meshkalla’’ shpall këtë ftesë të hapur për të gjithë të interesuarit për të ofruar shërbimin e Bar-it në shkollë. Ky shërbim nuk përfshin shërbimin e ofrimit të vaktit të drekës, por vetëm ushqime dhe pije që shërbehen për nxënësit, gjatë kohës së pushimeve të mëdha, sipas strukturës së shkollës. Shkolla vë në dispozicionin tuaj ambientin e përshtatshëm, të arreduar për ushtrimin e aktivitetit.

Disa orentime:

1. Të dhënat e kërkuara të të Ftuarit (Person Fizik / Juridik):

a. pajisje me certifikatë regjistrimi të personit të tatueshëm;

b. liçencë në profilin e aktivitetit që do të ushtrojë;

c. kurrikulum i eksperiencës në profilin e aktivitetit që do të ushtrohet duke marrë parasysh edhe pjesëmarrjen në pritje, koktejle e aktivitete të ndryshme.

2. Produktet e ofruara nga i ftuari

Nomenklatura e produkteve (emërtimi i tyre, përbërja, gramatura, çmimi) duke marrë parasysh edhe Urdhërin Nr. 336 e datës 14.07.2021, PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PER STANDARDET E USHQIMIT NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE PARAUNIVERSITARE’,

3. Përgjegjësia e të ftuarit mbi produktin që ofron

a. ofrim i produktit cilësor dhe respektim i datave të skadencës;

b. furnizim i vazhdueshëm dhe në kohë, në mënyrë që malli i ofruar të jetë gjithmonë i freskët.

4. Periudha dhe orari i ushtrimit të aktivitetit

Periudha e ushtrimit të aktivitetit në Bar do të jetë nga muaji Shtator deri në muajin Qershor sipas kalendarit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Shkollës, në fashën orare 09:15 – 14:00.

5. Qëllimi i ushtrimit të aktivitetit

Ushtrim aktiviteti vetëm për qëllimin e caktuar – shërbimin në Bar ofruar personelit të brendshëm të shkollës dhe për nismat që do të zhvillohen në shkollë.

6. Zbatimi i rregullave të higjenës

a. sterilitet në ambient (pastrim ambienti, i vazhdueshëm me disinfektantë);

b. sterilitet në servirjen e produktit (në ushqime);

c. sterilitet në objektet e përdorura për servirje (peceta; enë – lugë, pirunj, thikë, pjata).

7. Përgjegjësia e të Ftuarit në drejtimin e aktivitetit

a. komunikim brenda normave të etikës;

b. servirje e rregullt e produktit ndaj klientit, nga dy persona të stafit gjatë pushimeve të mëdha që shkolla cakton.

c. vendosje e kasës fiskale për produktin e servirur.

8. Afati i kontratës

Kontratë me afat 1 (një) – vjeçar, sipas kushteve të pasqyruara në kontratën që do të hartohet mes palëve.

 

Të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentacionin (pikat 1 dhe 2 tek orientimet e mësipërme) në adresën elektronike shkolla@meshkalla.edu.al deri me dt. 21/08/2023, ku pas shqyrtimit të dokumentacionit, do të kontaktohen nga shkolla për procedurat e rrallës.

KONKURSI I PRANIMIT 2022 – Formulari i regjistrimit online.

Gjimnazi “Atë Pjetër Meshkalla” hap regjistrimet online për konkursin e pranimit në klasën e 10-të të vitit shkollor 2022-2023.

Regjistrimet do të bëhën nga data 04 prill deri me dt. 29 prill 2022.

LINKU PER REGJISTRIM: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfK6qNG875WoXpwTSLHaO_u-aQEK0SpeKVT16TwT_R4VA1qrw/viewform?usp=sf_link

JU MIREPRESIM!

Ati i Pergjithshem i Jezuitëve, At Arturo Sosa SJ

Pandemia e Covid 19 na ka gjetur të gjithëve në befasi. Erdhi si një “hajdut”, siç citohet në Ungjill, pa lajmëruar, pa pritur e pa kuptuar.

Unë e di se për shkollat tona kjo situatë ka qenë një sfidë e madhe, në të gjitha nivelet. Na është dashur që brenda një nate të përshtatemi me realitete të reja, në Shoqërinë tonë e në bashkësitë edukuese e, kjo do të thotë vështirësi, vuajtje, paqartësi e madje edhe kaos që kjo pandemi ka shkaktuar.

Gjithsesi, unë, gjithashtu, di se shkollat tona i janë përgjigjur kësaj situate në mënyrë krijuese e me shumë bujari duke vazhduar që të ofrojmë një edukim transformues në këto kontekste të reja.

Faleminderit të gjithë ju: edukatorë, drejtues, familje, nxënës e bashkëpunëtorë për gjithë bujarinë, dedikimin dhe sakrificën!

Ju keni treguar, në këto ditë, në një mënyrë të admirueshme, se çfarë do të thotë të kesh vëmendjen mes Cura Apostolica dhe Cura Personalis të edukimit tonë të traditës, një mënyrë për të ushtruar misionin që kujdeset për secilin prej nxënësve tanë, familjet e komunitetin në të cilin ne bëjmë pjesë. Ju keni dhënë një dëshmi të mrekullueshme se ç’do të thotë të jesh një edukator që shoqëron, inkurajon, motivon edhe në situata të papritura e të vështira. Ju keni ndjekur shembullin e Jezusit, duke sjellë shpresë e gëzim, madje edhe në situata ekstreme. Ju e keni kthyer pandeminë në një mundësi për të qenë person për dhe me të tjerët.

Në emër të Shoqërisë së Jezusit, unë ju dërgoj falënderime të përzemërta për dashurinë e dedikimin që keni treguar. Kam besim se Zoti ynë i mirë do të vazhdojë t’ju bekojë ju, e në këtë mënyrë ju të vazhdoni të shoqëroni nxënësit tuaj, familjet e bashkësitë gjatë kësaj kohe të pandemisë e të post-pandemisë, edhe pse ne akoma nuk e dimë sesi do të shkojë.

Zoti ju bekoftë, që kështu, në këtë kohë, paradoksalisht, të jetë një mundësi për të krijuar një të ardhme plot me shpresë që të mund të kontribuojë në një përtëritje të Universit, që Papa Françesku na fton në Enciklikën e tij të fundit “Fratelli tutti”.

Jeni në lutjet e mia në përballimin e kësaj situate, në të cilën jemi të gjithë së bashku.

 

Struktura

Stafi edukativ

Aktivitete kurrikulare integrative

Aktivitite ekstrakurrikulare

Chiudi notifica

Gesuitinetwork - Normativa Cookies

I cookies servono a migliorare i servizi che offriamo e a ottimizzare l'esperienza dell'utente. Proseguendo la navigazione senza modificare le impostazioni del browser, accetti di ricevere tutti i cookies del nostro sito. Qui trovi maggiori informazioni